Ju fokusohuni në biznesin tuaj. Ne merremi me pjesën tjetër.
TATIMET
Ligjet tatimore janë komplekse. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të merreni me të gjitha.
Dorëzimi i deklaratave tatimore mund të jetë stresues. Ne jemi këtu për t'u kujdesur për detajet, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni. Ne do të sigurohemi që tatimet tuaja të dorëzohen në kohë dhe saktë. Nëse po përballeni me një isnpektim, ne do t'ju ndihmojmë të përgatiteni për të. Pse të paguani gjoba ose interesa kur mund të kujdeseni për tatiemt tuaja, që nga fillimi.
Inspektimi ndodh, por mund të jetë stresues, i kushtueshëm dhe që kërkon shumë kohë. Deklaroni tatimet siç duhet që nga fillimi dhe do të keni më pak stres dhe shqetësim më vonë.
2
Ekspert tatimor
55
Raste vjetore të shqyrtuara
Planifikim strategjik i taksave për të maksimizuar kursimet dhe pajtueshmërinë.
Deklarimi i saktë, në kohë i taksave dhe sigurimi i pajtueshmërisë.
Sigurimi i përmbushjes së deklarimeve të sakta dhe në kohë
KONTABILITETI
Kontabiliteti mund të jetë i vështirë. Ne e thjeshtojmë atë për suksesin tuaj.
Trajtimet kontabël mund të marrin shumë kohë. Ne jemi këtu për t'u kujdesur për gjitha nevojat dhe kërkesat e kontabilitetit, në mënyrë që ju të mund të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi - biznesin tuaj. Ne do të sigurohemi që librat tuaj të jenë të sakta dhe të përditësuara dhe që të dhënat financiare, raportimi dhe barazimet të jenë gjithmonë në rrugën e duhur.
Ne ofrojmë mbështetje të plotë, të shpejtë dhe pa kompromis kur është e nevojshme, duke ofruar qartësi dhe besim në çdo shifër.
4
Kontabilistë të Çertifikuar
625
Raste vjetore të menaxhuara
Vendosni sisteme dhe hiqni shqetësimin nga kontabiliteti.
Kurse kohë, para dhe hapësira për zyre me kontabilitetin outsource.
Punësoni një profesionist dhe hiqni shqetësimin për taksat tuaja.
FINANCA
Vendimet financiare kanë rëndësi. Ne ju udhëzojmë me qartësi dhe besim.
Menaxhimi i financave mund të jetë i vështirë. Ne jemi këtu për t'u kujdesur për gjithçka, në mënyrë që ju të mund të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi - biznesin tuaj. Ne do të sigurohemi që strategjia, raportimi dhe parashikimi juaj financiar të jenë në rregull, dhe që fluksi i parasë, buxhetimi dhe investimet të jenë të optimizuara.
Ne ofrojmë mbështetje të plotë, të shpejtë dhe pa kompromis kur është e nevojshme, duke udhëhequr vendime të zgjuara dhe rritje të qëndrueshme..
2
Auditor të Çertiifkuar
30
Raste vjetore
Aksesoni shërbimet e pjesshme të ZKF-së dhe lehtësoni ngarkesat në financa.
Kryerja e ekspertizave gjyqesore në financa dhe kontabilitet.
Bëni investime të mençura me analiza financiare nga ekspertët.
PAJTUESHMËRI
Ligjet janë të ndërlikuara. Ne sigurohemi që biznesi juaj të mbetet plotësisht në përputhje me to.
.Të qëndruarit në përputhje me legjislacionin e biznesit mund të jetë kompleks. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar në çdo hap të rrugës, në mënyrë që të mund të përqendroheni në drejtimin më konfidencë të biznesit tuaj. Ne ju ndihmojmë të forconi kontrollete brendshme, të zvogëloni rreziqet dhe të përmbushni detyrimet rregullatore në mënyrë efektive.
Ne ofrojmë mbështetje të plotë, në kohë dhe të përshtatur për nevojat tuaja, duke siguruar që biznesi juaj të qëndrojë në rrugën e duhur dhe në përputhje të plotë më kërkesat ligjore dhe rregullatorëve.
2
Ofruesit profesionistë
100
Rastet vjetore
Hapja dhe shpërbërja e kompanisë, aktet, politikat, procedurat dhe lejet e aktivitetit.
Leje pune afatshkurtra dhe afatgjata, viza pune dhe staf lease
Punoni me ne dhe mos u stresoni për pajtueshmërinë rregullatore.